Home / Ngjarje / Një Binjakëzim, që mund t’i flasë mjaft së Arthmes… – përgaditi Jozef Radi

Një Binjakëzim, që mund t’i flasë mjaft së Arthmes… – përgaditi Jozef Radi

Takimi mes dy Komunave: Divjaka & Ancona
Takimi mes dy Komunave: Divjaka & Ancona
Takimi mes dy Komunave: Divjaka & Ancona
Një Binjakëzim, që mund t’i flasë mjaft së Arthmes… përgaditi Jozef Radi

Nga vizita dyditore e përfaqësuesve të Bashkisë së Ankonës në Bashkinë e Divjakës…

Mesditën e së hënës, më 18 gusht 2025, në Resort Divjaka, u zhvillua takimi i mirseardhjes midis nënkryetarit të bashkisë së Ankonës, Giovanni Zinni sekretares së tij Ornella, si dhe dy këshilltareve të bashkisë Orlanda Lattini dhe Antonella Andreolo, përfaqësuesve të Shoqatës Kulturore “Aquila” me President z. Pali Gjeko, z. Jozef Radi, intelektual i njohur dhe Merial Hodo… që ishin edhe ndërmjetës për realizimin e projektit të Binjakëzimit midis Qyteteve: Ankonës dhe Divjakës, me ftuesin kryetarin e bashkisë së Divjakës dhe pjestarë të stafit të kësaj bashkie…
Josif Gorreja, u shprehu mirseardhjen grupit nga Italia, përfaqësuesve të Bashkisë dhe Shoqatës në fjalë. Mbasi u paraqiti programin e asaj dite, z. Gorreja i ftoi miqtë që bashkarisht të niseshin në një shetitje përgjat linjës detare të Lagunës së Karavastasë…
Ndalesa e parë u bë te kanali i Lagunës së Karavastasë që e lidh atë me detin, një zonë ku mjetet e rënda po kryhenin punime, për të shpëtuar pjesën lagunore nga tharja dhe gjetjen e rrugëve që të mbrohesh kjo pasuri e rrallë, që ndodhej nën kujdesin kësaj komunë, dhe të ruhesh ky ekosistem të veçantë që ishte jo vetëm pasuri kombëtare si park, po edhe të luftohej bashkarisht, për një projekt europian në mbrojtje të kësaj pasurie magjepse panadriatikase. Peisazhi dhe situata jo vetëm i emocionuan përfaqësuesit e qytetit të Ankonës, por ata shprehën dëshirën që t’i shihnin të qarta studimet dhe projektet që në të arthmen të mund të ndihmonin për ndonjë zgjidhje oportune…
Ndalesa e dytë ishte dreka e mirseardhjes, e shtruar te një lokal me pamje fantastike i quajtur “Skela e Pirgut” ku familja e Kadri Hotit që e drejtonte këtë biznes prej vitesh dëshmoi nji mikpritje speciale me gatime peshku tejet cilësore dhe një shërbimi të admirueshëm, për të cilën të gjithë të ftuarit i përgëzuan dhe i falenderuan mikpritësit. Në sfond të asaj ndërtese të mrekullueshme, realizuar e gjitha në dru, ngriheshin si një fantazmë e zymtë, katër ndërtesat e kampit të famshëm të Bedatit, që zgjoi mjaft kureshtje po edhe dhimbje te mysafirët italianë, mbasi ai vend kishte shërbyer dikur si një kamp interrnimi e ndëshkimi për shumë familje të njohura kundërshtarësh politikë të regjimit, të cilët pushteti komunist, i kishte hedhur egërsisht aty midis baltës dhe kripës së kënetës…
Ndalesa e tretë u bë te kisha e Shën Athanasit, në Karavasta, një kishë mesjetare, me një pafundësi ikonash bizantine të punuara nga vëllezërit Çetiri, që edhe pse mbi të kishte kaluar stuhia komuniste, ajo qe restauruar e mirëmbajtur me dashuri nga banorët e zonës. Në bisedë me Kryetarin e Bashkisë, zotin Gorreja o hodh ideja që rruga e hyrjes në kishë të mos kalonte më përmes varrezës, po të bëhesh një hyrje e re nga anash, e ku u hodh ideja që Bashkia të paraqiste një projekt dhe komuniteti divjakas i Anconës, të bënte një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe sistemimin e hyrjes në Kishën e Shën Thanasit…
Udhëtimi vazhdoi nëpër rrugët e reja, të realizuara nga bashkëpunimi i pushtetit lokal me atë qendror. Ishin rreth 15 kilometra rrugë të reja që shkonin nga Bedati në Remas, në Gur, Kamenicë, Kryekuq, Zharrnec, Mizë, Xeng dhe mbylleshin në Divjakë, e gjitha e vendosur në zonën kodrinore përballë Lagunës, ku ndjehej puna banorëve dhe begatia e zonës, dhe ai gjelbërim i harlisur, edhe pse në zemër të gushtit e vapa tashmë kishte prekur majat e temperaturave më të larta. Zoti Gorreja u shpjegoi mysafirëve se ujrat nëntokësore janë baza e vaditjes me impiantet më moderne për krejt zonën lagunore, mbasi jo më thellë se 2-3 metra ishin ujrat nëntokësore dhe puset e shumta të gjithë asaj zone…
Një vizitë mjaft interesante ishte edhe ajo e zhvilluar në muzeun e Florës dhe Faunës së ku nën kujdesin e Komunitetit Europian dhe Bashkisë, ishte bërë një punë e mrekullueshme didaktite, ku ciceroni, nji djalë i ri, shpjegoi me detaje gjithçka që lidhesh me Lagunën e Karavastasë, me Pyllin e Divjakës, me kafshët dhe shpendët, me bimët dhe pemët, me pelikanët e famshëm njëri prej të cilëve ishte te porta e hyrjes. Ai shpjegoi gjithçka që përbënte atë që mund të quhet magjia lagunore e asaj hapësirë të pashoqe jo vetëm adriatikase po ndoshta edhe më gjerë…

Takimi mes dy Komunave: Divjaka & Ancona
Takimi mes dy Komunave: Divjaka & Ancona

Në mbrëmje u organizua takimi dypalësh, në sallat e reja të Bashkisë, ku kryetari, zoti Gorreja, bëri një ekspoze të gjerë të gjithë punëve të bëra punëve gjatë di viteve të punës së tij, si edhe projekteve të së arthmes që ai synonte. Ai shpjegoi me detaje, ku ai qe investuar me gjithë energjitë e veta që Bashkia e Divjakës të ishte një model dhe shembull zhvillimi e bashkëpunimi… Ai shpjegoi se Binjakëzimi me qytetin e Ankonës, nuk ishte thjesht i lidhur më komunitetin e gjerë divjakas, (me afro 2000 individë që jetojnë në krahinën e Markes), po si afërsi adriatikase dhe eksperiencë që do ta forconte këtë realitet të ri mardhëniesh…
Nënkryetari Giovanni Zinni, në fjalën e tij solli përshëndetjet e Kryetarit të Bashkisë Daniele Silvettit dhe dëshmoi kënaqësinë dhe entuziazmin e asaj vizite, e cila me siguri do të pasohej nga të tjera , pasi besonte se ishte hapi i parë i një bashkëpunimi afatgjatë, dhe shprehu besimin se Divjaka kishte rezerva ekonomike të mjaftueshme dhe njerëz punëtorë për të përparuar edhe më në të arthmen, duke pasur mbështetjen e Bashkisë së Anconës në betejën për të gjetur edhe mbështetje nga BE.
Në mbyllje, si shenja e parë e kësaj afërsie që ata u shprehën bashkarashit se do të kishte një të arthme të sigurt, palët shkëmbyen reciprokisht dhurata dhe nënshkruan një Memorandun të fillimit të këtij projekti bashkëpunimi!
Darka e mirseardhjes qe shtruar në Resort Divjaka, ku ishte edhe rezidenca e qëndrimit dyditor të mysafirëve të ardhur nga Italia. Meqë Kryetari kërkoi ndjesë për angazhimin tij në një ngjarje të rëndësishme, darka pati të pranishëm disa këshilltarë nga Komuna e Divjakës.
E marta, nisi me vizitën mëngjesore dhe shetitjen në ambjentet turistike të Resortit Divjaka (më i madhi i zonës), që nga shtegu mes pemëve te pasarela e drunjtë që shtyhesh deri te bregu tashmë gjithnjë e më i largët ku ishte edhe plazhi i pushuesve të Resortit. U shijua mëngjesi edhe me pishinën e kaltër që po pastrohej e po përgaditej për të kënaqur edhe turnin e rradhës së pushuesve të kësaj vere të nxehtë. Një ambjent i gjelbërt, i vaditur i kuruar me kujdes, ku dy strucë gjigandë të shoqëruar nga pavodat vërdalleshin të qetë e të patrazuar nga askush…
Kafja e një mëngjesi të bollshëm u shoqërua nga Kryebashkiaku, i cili një natë më parë kishte premtuar një shetitje me varkë nëpër lagunë mes pyllnajës së pishave, të ujrave kanaleve të shumtë që kishin në pikun më të ulët të tyre, flamengove që larg ishin një hijeshi e shtuar e lagunës dhe zogjve të shumtë. Binin në sy ledhet e shumta për mirëmbajtjen e lagunës nga erozioni dhe kripa, si edhe kulla e re e vrojtimit, ndërtuar kohët e fundit, për të kënaqur vizitorët e shumtë që prisnin rradhën për të bërë shetitjen me varkë nëpër lagunë… të kishin një vizon 360 gradësh mbi lagunë e në veçanti për Ishullin e Pelikanëve. Shpjegime të shumta mbi zonën dha edhe drejtuesi i varkës po edhe këshilltari Dine Tashi, humori i të cilit qe pjesa më e këndshme e asaj shetitjeje impresionuese për mysafirët italianë…
Visita e fundit u bë në një nga ndërmarrjet më të mëdha të serave në Divjakë: Lisar Seedlings shpk, ku punonin 40-80 punëtor (sipas periudhave sezonale), një ndërmarrje serrash model, me rreth 12 hektarë, ku punohej kryesisht për prodhimin e fidanëve po edhe mjaft prodhimeve bujqësore që plotësonin nevojat në vend po edhe eksportoheshin edhe në Kosovë, Maqedoni deri në Bullgari e Maltëzi. Rregull, disiplinë, korrektësi e përkushtim, mund të përmblidhet në pak rreshta e gjithë ajo çka vizituan mysafirët nga Ancona, të cilët jo vetëm shprehën kënqësinë e vizitës, po edhe shijuan edhe embelsirat e bëra me miell të veçantë e reçel fiku, rakinë e shegës e në veçanti shalqinjtë e rrallë që vinin nga një seri eksperimentimesh shtatëvjeçare të realizuara nga kjo ndërmarrje serioze…
Dreka e ditës së dytë u shtrua mes tavolinave të fundosura në gjelbërimin e freskët te lokalit “Te Rufi”, i cili mund të konsiderohet edhe qershia mbi tortë e asaj vizite, të paharruar për të gjithë, në mënyrë të veçantë për Mysafirët nga Ankona, që tashmë kishin rradhën e mikpritjes, së këtij projekti të Binjakëzimi midis dy qyteteve adriatikase, që tashmë e shihnin njeri-tjetrin jo vetëm përmes respektit fqinjësor të detij, po edhe asaj bashkësie kontribuese që jeton edhe andej edhe këndej detit, po në veçanti të projekteve që mund të ofrojë ky binjakëzim, i cili mbas kësaj vizite e kishte hedhur një hap të sigurt në të nesërme…

Takimi mes dy Komunave: Divjaka & Ancona
Takimi mes dy Komunave: Divjaka & Ancona
Un gemellaggio che può dire molto sul Futuro… a cura di Jozef Radi

Dalla visita di due giorni dei rappresentanti del Comune di Ancona al Comune di Divjaka…
Lunedì pomeriggio, 18 agosto 2025, presso il Divjaka Resort, si è tenuto l’incontro del benvenuto tra il Vicesindaco di Ancona, Giovanni Zinni, la sua segretaria Ornella Gulielmino, nonché due assessori comunali Orlanda Latini e Antonella Andreoli, rappresentanti dell’Associazione Culturale “Aquila” con il Presidente Sig. Pali Gjeko, il Sig. Jozef Radi, noto intellettuale e Merjal Hodo parte della direzione… che hanno svolto il ruolo di mediatori per la realizzazione del questo progetto di gemellaggio, tra le città di Ancona e cittadina di Divjaka, con l’invito del Sindaco di Divjaka e dei membri del personale di questo Comune…
il Sindaco, Josif Gorreja ha dato il benvenuto al gruppo proveniente dall’Italia e ai rappresentanti del Comune e dell’Associazione in questione. Dopo aver presentato il programma della giornata, il signor Gorreja ha invitato gli amici a intraprendere insieme una passeggiata lungo la linea costiera della Laguna di Karavasta…
La prima tappa è stata il canale della Laguna di Karavasta che la collega al mare, un’area in cui mezzi pesanti stavano eseguendo lavori per salvare la parte lagunare dal prosciugamento e trovare modi per proteggere questo raro ambiente, di cui il comune si prende cura, e per preservare questo speciale ecosistema che non era solo un bene nazionale in quanto parco, ma anche per lottare insieme per un progetto europeo, in difesa di questo incantevole patrimonio pan-adriatico. Il paesaggio e la situazione non solo hanno entusiasmato i rappresentanti della città di Ancona, ma hanno anche espresso il desiderio di vedere chiaramente gli studi e i progetti che potrebbero contribuire in futuro a una soluzione tempestiva…
La seconda tappa è stata il pranzo di benvenuto, servito in un ristorante con una vista fantastica, chiamato “Skela e Pirgut”, dove la famiglia di Kujtim Hoti, che gestisce l’attività da anni, ha dimostrato un’ospitalità speciale con piatti di pesce di altissima qualità e un servizio ammirevole, per il quale tutti gli ospiti si sono congratulati e ringraziati. Sullo sfondo di quel magnifico edificio, interamente in legno, si ergevano come un lugubre fantasma i quattro edifici del famoso campo di Bedat, che suscitarono molta curiosità e dolore tra gli ospiti italiani, poiché quel luogo era stato un tempo un campo di internamento e punizione per numerose famiglie di noti oppositori politici del regime, che il governo comunista aveva crudelmente gettato lì, tra il fango e il sale della palude…
La terza tappa fu la chiesa di Sant’Atanasio, a Karavasta, una chiesa medievale, con un’infinità di icone bizantine realizzate dai fratelli Çetiri, che, nonostante la tempesta comunista fosse passata sopra, era stata amorevolmente restaurata e mantenuta dagli abitanti della zona. In un colloquio con il sindaco, il signor Gorreja, è stata avanzata l’idea di non far più passare l’ingresso alla chiesa dal cimitero, ma di creare un nuovo ingresso laterale, e si è ipotizzato che il Comune presentasse un progetto e che la comunità di Divjaka ad Ancona conducesse una campagna per raccogliere fondi e organizzare un nuovo ingresso alla chiesa di Sant’Atanasio…
Il viaggio è proseguito lungo le nuove strade, costruite grazie alla collaborazione tra il governo locale e quello centrale. Circa 15 chilometri di nuove strade andavano da Bedati a Remas, a Gur, Kamenicë, Kryekuq, Zharrnec, Mizë, Xeng e terminavano a Divjaka, tutte situate nella zona collinare di fronte alla Laguna, da dove si potevano percepire tutto il lavoro dei residenti e la prosperità della zona, e quel verde lussureggiante, nonostante nel cuore di agosto il caldo avesse già raggiunto temperature elevatissime. Il signor Gorreja ha spiegato agli ospiti che le falde acquifere sono la base per l’irrigazione con gli impianti più moderni per l’intera area lagunare, poiché le falde acquifere e i numerosi pozzi dell’intera area non superano i 2-3 metri di profondità…
Una visita molto interessante è stata anche quella al Museo della Flora e della Fauna dove, sotto l’egida della Comunità Europea e del Comune, è stato svolto un meraviglioso lavoro didattico, in cui la guida, un giovane, ha spiegato dettagliatamente tutto ciò che riguardava la Laguna di Karavasta, la Foresta di Divjaka, gli animali e gli uccelli, le piante e gli alberi, i famosi pellicani, uno dei quali si trovava all’ingresso. Ha spiegato tutto ciò che costituisce quella che potrebbe essere definita la magia lagunare di quello spazio unico non solo nell’Adriatico, ma forse anche oltre…
In serata, è stato organizzato un incontro bilaterale, nei nuovi locali del Comune, durante il quale il sindaco, signor Gorreja, ha fatto un’ampia presentazione di tutto il lavoro svolto durante i suoi anni di lavoro, nonché dei progetti futuri a cui mirava. Ha spiegato dettagliatamente dove ha investito tutte le sue energie affinché il Comune di Divjaka fosse un modello ed un esempio di sviluppo e cooperazione… Ha spiegato che il gemellaggio con la città di Ancona non era semplicemente legato alla vasta comunità di Divjaka (con circa 2000 individui residenti nelle Marche), ma anche come vicinanza ed esperienza adriatica che avrebbe rafforzato questa nuova realtà di relazioni…
Il Vicesindaco Giovanni Zinni, nel suo discorso, ha portato i saluti del Sindaco Daniele Silvetti e ha testimoniato il piacere e l’entusiasmo di quella visita, che sicuramente ne seguirà altre, ritenendola il primo passo di una cooperazione a lungo termine, e ha espresso la convinzione che Divjaka disponga di sufficienti risorse economiche e di personale operoso per progredire ulteriormente in futuro, con il sostegno del Comune di Ancona nella battaglia per ottenere finanziamenti dall’UE.
In conclusione, come primo segno di questa avvicinanza, che ha espresso ai concittadini la certezza di un futuro sicuro, le parti si sono scambiate doni e hanno firmato un Memorandum per l’avvio di questo progetto di cooperazione!

Laguna e Divjakes
Laguna e Divjakes

La cena di benvenuto si è tenuta presso il Divjaka Resort, dove si trovava anche la residenza per due giorni degli ospiti provenienti dall’Italia. Poiché il Sindaco si è scusato per il suo impegno in un evento importante, alla cena hanno partecipato diversi consiglieri del Comune di Divjaka.
Il martedì è iniziato con una visita mattutina e una passeggiata tra le strutture turistiche del Divjaka Resort (il più grande della zona), dal sentiero tra gli alberi alla passerella in legno che conduce alla riva sempre più lontana dove si trovava la spiaggia del resort. La mattinata è stata anche allietata dalla piscina blu, che veniva pulita e preparata per accogliere il prossimo gruppo di vacanzieri in questa calda estate. Un ambiente verde, irrigato e curato con cura, dove due struzzi giganti accompagnati da pavoni vagavano pacificamente e indisturbati…
Il caffè e una ricca colazione è stato accompagnato dal sindaco, che la sera prima aveva promesso una gita in barca attraverso la laguna, tra la pineta, i numerosi canali che erano al loro punto più basso, i fenicotteri che rappresentavano un ulteriore fascino della laguna e i numerosi uccelli. Colpiscono i numerosi interventi per la salvaguardia della laguna dall’erosione e dal sale, così come la nuova torre di osservazione, recentemente costruita per allietare i numerosi visitatori che attendevano il loro turno per il giro in barca attraverso la laguna… per godere di una vista a 360 gradi sulla laguna e in particolare sull’Isola del Pellicano. Numerose spiegazioni sulla zona sono state fornite dal conducente della barca e dal consulente Dine Tashi, la cui allegria ha rappresentato la parte più piacevole di questa suggestiva passeggiata per gli ospiti italiani…
L’ultima visita è stata fatta in una delle più grandi aziende serricole di Divjaka: Lisar Seedlings shpk, dove lavoravano 40-80 lavoratori (a seconda dei periodi stagionali). Un’azienda serricola modello, con circa 12 ettari, dove si lavorava principalmente per la produzione di piantine, ma anche per molti prodotti agricoli che soddisfacevano il fabbisogno del Paese, ma che venivano anche esportati in Kosovo, Macedonia, Bulgaria e Montenegro. Ordine, disciplina, correttezza e dedizione possono riassumere in poche righe tutto ciò che gli ospiti di Ancona hanno visitato, i quali non solo hanno espresso il loro piacere per la visita, ma hanno anche apprezzato i dolci fatti con farina speciale e marmellata di fichi, il raki di melograno e soprattutto le rare angurie frutto di una serie di esperimenti settennale condotta da questa seria impresa…
Il pranzo del secondo giorno è stato servito tra i tavoli immersi nel fresco verde del bar “Te Rufi”, che può essere considerato anche la ciliegina sulla torta di quella visita, indimenticabile per tutti, soprattutto per gli ospiti di Ancona, che avevano già avuto il turno di dare il benvenuto, di questo progetto di gemellaggio tra le due città adriatiche, che ora si riconoscono non solo attraverso il rispetto del vicinato del mare, ma anche di quella comunità collaboratrice che vive su entrambe le sponde del mare, ma soprattutto dei progetti che questo gemellaggio, dopo questa visita, aveva intrapreso con fiducia come un passo sicuro verso il futuro…

Tagged:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Utenti Online in questo momento

Antonella Andreolo aquila club associazione eventi festa Giovanni Zinni Kadri Hoti Lisar Seedlings Orlanda Lattini Pali Gjeko scuola albanese “Skela e Pirgut”

Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka! - Gjergj Fishta

Nëntor 2025
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930